“Abdani na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Evzaiu, e ky nga Jahjai, e ky nga Ebu Seleme, e ky nga Xhafer ibn Amri, se babai i tij Amër ibn Umeje (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kam parë Pejgamberin ﷺ duke u dhënë mes'h çallmës dhe mesteve.” Mameri e forcon transmetimin e Evzaiut nga Jahjai, e ky nga Ebu Seleme, e ky nga Amri se ka thënë: “E kam parë Pejgamberin ﷺ.””