“Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ujejne, e ky nga Zuhriu, e ky nga Abad ibn Temimi se xhaxhai i tij Abdullah ibn Zejdi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Dikush iu ankua Pejgamberit ﷺ se çfarë duhet të bëjë personi që dyshon gjatë namazit nëse e ka prishur ose jo abdesin nëse duhet ta ndërpresë namazin. Ai iu përgjigj: “Jo, (të mos largohet) derisa të dëgjojë zë ose të ndiejë erë.” Ibn Ebu Hafsa transmeton nga Zuhriu se ka thënë: “Nuk ka nevojë të përsëritet abdesi (në rast dyshimi), përveç nëse ndien erë ose dëgjon zë.””