“Talk ibn Ganami na ka thënë: Na ka treguar Zaide, e ky nga Husajni, e ky nga Salimi se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa ishim në namaz me Pejgamberin ﷺ, erdhi një karvan me ushqime prej Shamit. Të gjithë të pranishmit u hutuan dhe shkuan pas tij, saqë me Pejgamberin ﷺ mbetën vetëm dymbëdhjetë veta. Atëherë zbriti ajeti: “Mirëpo, sa herë që ata shohin ndonjë tregti ose lojë, shkojnë tek ajo...” (Xhumua, 11)”