“Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Fudajli, e ky nga Husajni, e ky nga Salim ibn Ebu Xhadi se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa po e falnim xhumanë me Pejgamberin ﷺ, erdhi një karvan me mallra. Të pranishmit u hutuan dhe shkuan pas karvanit, saqë me Pejgamberin ﷺ mbetën vetëm dymbëdhjetë veta.” Atëherë zbriti ajeti: “ Mirëpo, sa herë që ata shohin ndonjë tregti ose lojë, shkojnë tek ajo e të lënë ty në këmbë ...” (Xhumua, 11)”