“Muala ibn Esedi na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahidi, e këtij i ka treguar Ameshi: Ia patëm përmendur Ibrahimit pengun që lihet në blerjen “selem”, e në atë rast pati thënë: Më ka treguar Esvedi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ bleu ushqim veresie prej një hebreu dhe i la peng një parzmore të hekurt.”