“Jahja ibn Bukejri më ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Xhafer ibn Amër ibn Umeje se babai i tij Amër ibn Umeje (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka parë të Dërguarin e Allahut ﷺ duke prerë mishin nga shpatulla e deles (për ta ngrënë) dhe, me t'u thirrur për namaz, e hodhi thikën dhe u fal pa e ripërtërirë abdesin.”