“Halad ibn Jahjai na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahid ibn Ejmeni, e ky nga babai i tij se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se një grua ensare i tha të Dërguarit të Allahut ﷺ: - O i Dërguari i Allahut, a të të ndërtoj diçka për t'u ulur (gjatë ligjërimit), se kam një shërbëtor që është zdrukthëtar? - “Ndërtoje, nëse do”, - i tha Pejgamberi ﷺ. Kështu, ajo ia ndërtoi minberin. Të premten Pejgamberi ﷺ hipi në minberin e ri, por trungu i hurmës, të cilin Pejgamberi ﷺ deri atëherë e shfrytëzonte për ligjërim, lëshoi një britmë, saqë pothuajse u nda në dysh. Pejgamberi ﷺ zbriti dhe e shtrëngoi fort (sikur e përqafonte), sakaq ai filloi të dëneste siç dënes fëmija kur dikush e qetëson, derisa pushoi. Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “Qau se i mungonte dhikri që bëhej mbi të.””