“Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahidi, e këtij i ka treguar Ebu Burde ibn Abdullahu, e ky e ka dëgjuar Ebu Burde ibn Ebu Musain se babai i tij Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Shoku i mirë dhe i keq i shëmbëllejnë shitësit të parfumit dhe gjyrykut të farkëtarit: prej shitësit të parfumit ke vetëm dobi, se, ose blen parfum, ose ndien aromë të këndshme; kurse gjyryku i farkëtarit ose ta djeg trupin e rrobën, ose ndien erë të keqe prej tij.””