“Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Ebu Bekër ibn Hafsi, e ky nga Salim ibn Abdullah ibn Omeri se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ i dërgoi Omerit një palë rroba mëndafshi. Më pas vuri re se i kishte veshur, andaj i tha: “Nuk t'i kam dërguar për t'i veshur, se këto i veshin vetëm ata që s'kanë hise në ahiret, por t'i kam dërguar për të bërë tregti me to.””