“Jahja ibn Bukejri dhe Kutejbe na kanë thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utbe se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ piu qumësht pastaj shpëlau gojën dhe tha: “Ai përmban yndyrë.” Transmetimin e Ukajlit nga Zuhriu e forcon Junusi dhe Salih ibn Kejsani.”