“Muhamed ibn Sinani na ka thënë: Na ka treguar Fulejhu, e këtij i ka treguar Hilali se Ata ibn Jesari tregon: “E takova Abdullah ibn Amër ibn Asin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe i thashë: “Më trego rreth përshkrimit të Dërguarit të Allahut ﷺ në Tevrat.” - Po, - tha ai, - betohem në Allahun se në Tevrat është përshkruar me disa cilësi që janë përmendur në Kuran: “O Pejgamber, Ne të dërguam ty dëshmues, përgëzues dhe paralajmërues”, (Ahzab, 45) mbrojtës të popullit analfabet (arab), ti je robi dhe i Dërguari Im. Të kam emërtuar “i mbështeturi (në Allahun)”. Nuk je i pamoralshëm e as i vrazhdë, as e ngrit zërin në treg, as e kthen të keqen me të keqe, por i toleron dhe i fal gabimet. Allahu nuk do t'ia marrë shpirtin pa e drejtuar popullin e devijuar (arabët idhujtarë) e të thonë “la ilahe il-lallah (s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut)”, fjalë me të cilën do të hapë disa sy të verbër, veshë të shurdhër dhe zemra të mbështjella. (Transmetimin nga) Fulejhu e ka fuqizuar Abdulaziz ibn Ebu Seleme nga Hilali, kurse Seidi ka thënë: “Nga Hilali, e ky nga Atai, e ky nga Ibn Selami.””