“Abdullah ibn Mesleme na ka treguar nga Maliku, e ky nga Is'hak ibn Abdullah ibn Ebu Talhai se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “O Allah! Begatoji në peshoret e tyre! Begatoji në sain dhe mudin e tyre!” - aludonte në banorët e Medinës.”