“Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e ky nga Ibn Tavusi, e ky nga babai i tij se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ e ka ndaluar shitjen e një produkti pa e matur mirë. Tavusi thotë: “E pyeta Ibn Abasin: - Në ç'mënyrë? - Domethënë, ta blejë ushqimin me një dërhem dhe, ende pa e marrë (ushqimin), t'ia shesë dikujt tjetër, - më tha ai.””