“Aliu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Amër ibn Dinari, e ky nga Zuhriu se Malik ibn Evsi tregon se ka pyetur: “Kush ka mundësi të më këmbejë ca para?” - Unë, - tha Talhai, - veç sa të kthehet punëtori i depos nga Gabja. Sufjani ka thënë: “Kjo është ajo që kemi mbajtur në mend nga Zuhriu, pa ndonjë shtesë.” Pastaj vazhdon: “Më ka treguar Malik ibn Evsi se e ka dëgjuar Omer ibn Hatabin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) duke transmetuar se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Këmbimi i arit me ar konsiderohet kamatë, përveç nëse këmbehet dorë më dorë në sasi të barabartë; (këmbimi) i grurit me grurë konsiderohet kamatë, përveç dorë më dorë në sasi të barabartë; (këmbimi) i hurmave me hurma konsiderohet kamatë, përveç dorë më dorë në sasi të barabartë dhe (këmbimi) i tërshërës me tërshërë konsiderohet kamatë, përveç dorë më dorë në sasi të barabartë.””