“Ferve ibn Ebu Magrai na ka thënë: Na ka rrëfyer Ali ibn Mus'hiri, e ky nga Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Nuk kalonte ditë pa ardhur Pejgamberi ﷺ tek Ebu Bekri, në mëngjes ose në mbrëmje. Kur iu lejua që të shpërngulej (prej Mekës) në Medinë, na erdhi papritmas në mesditë. Kur i treguan, Ebu Bekri tha: “Pejgamberi ﷺ nuk vjen në këtë kohë, përveç nëse ka ndodhur diçka.” Me të ardhur, Pejgamberi ﷺ i tha Ebu Bekrit: - “Largoji njerëzit prej shtëpisë.” - O i Dërguari i Allahut, janë vetëm bijat e mia, - i tha Ebu Bekri, duke aluduar në Aishen dhe Esmën. - “A ke dëgjuar se më është lejuar që të shpërngulem?” - i tha Pejgamberi ﷺ. - Shoqërimi i shumëpritur, 1 o i Dërguari i Allahut?! - “Shoqërimi!” - O i Dërguari i Allahut, unë posedoj dy deve, të cilat i kam përgatitur për shpërngulje, merre ti njërën. - “Po e marr, por me pagesë.””