“Ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Xhafer ibn Rebia, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Mos e akumuloni qëllimisht qumështin në gjinjtë e devesë ose deles. Ai që blen ndonjë bagëti të atillë, ka të drejtë që, pasi ta mjelë, ose ta mbajë, ose t'ia kthejë (shitësit) së bashku me një saë hurma.” Përmendet se Ebu Salihu, Muxhahidi, Velid ibn Rabahu dhe Musa ibn Jesari kanë transmetuar nga Ebu Hurejra, e ky nga Pejgamberi ﷺ: "një saë hurma.” Disa kanë transmetuar nga Ibn Sirini, se ka thënë: “... një saë ushqim, dhe ka të drejtë kthimi tri ditë.” Ndërkaq, disa të tjerë kanë transmetuar nga Ibn Sirini, se ka thënë: “... një saë hurma”, - duke mos e përmendur tri (ditë), ndërkaq transmetimet në të cilat përmenden hurmat janë më të shumta.”