“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e ky nga Urve ibn Zubejri se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ erdhi tek unë dhe ia përmenda rastin e Berirës. Ai tha: “Blije dhe liroje, se merita e çrobërimit i takon atij që e liron.” Pas mesditës, u ngrit, e lavdëroi Allahun siç i takon dhe tha: “Ç'është puna e disa njerëzve që vënë kushte që nuk përkojnë me Librin e Allahut? Atij që vë kushte që nuk përkojnë me Librin e Allahut, i refuzohen, edhe në qofshin njëqind kushte. Dispozitat e Allahut janë më parësore që të respektohen dhe të përmbushen.””