“Salt ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahidi, e këtij i ka treguar Mameri, e ky nga Abdullah ibn Tavusi, e ky nga babai i tij se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Mos i blini mallrat prej karvanëve para se të arrijnë në treg si dhe vendasi të mos shesë për jabanxhiun .” Tavusi thotë: “E pyeta Ibn Abasin: “Ç'do të thotë: “Vendasi të mos shesë për jabanxhiun.” ? Ai tha: “Të mos i bëhet komisionar.””