“Othmani na ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e ky nga Mensuri, e ky nga Muxhahidi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Një ditë Pejgamberi ﷺ kaloi pranë njërit prej kopshteve të Medinës, - ose ka thënë: Mekës, - dhe dëgjoi zërat e dy personave që po dënoheshin në varret e tyre, e në atë rast tha: “ Këta dy po dënohen, por nuk po dënohen për ndonjë mëkat të madh (sipas tyre) .” Pastaj tha: “Përkundrazi (ato janë mëkate të mëdha) : njëri prej tyre nuk ruhej nga stërpikat e urinës, kurse tjetri bartte fjalë.” Pastaj kërkoi një degë të njomë, të cilën e ndau në dysh dhe ua vendosi mbi varre. Dikush e pyeti: “O i Dërguari i Allahut, pse e bëre këtë?” - “Me shpresë që t'u lehtësohet dënimi për aq kohë sa degët nuk thahen” , - tha Pejgamberi ﷺ.””