“Mekij ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Seid ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Njeriu të mos i ndërhyjë në tregti vëllait të vet, mos i manipuloni çmimet e ankandeve dhe vendasi të mos shesë për jabanxhiun ( duke iu bërë komisionar ) .””