“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Zureji, e këtij i ka treguar Temimi, e ky nga Ebu Othmani se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “Ai që blen ndonjë bagëti së cilës ia kanë akumuluar qumështin qëllimisht, le të kthejë një saë (hurma) së bashku me të. Pejgamberi ﷺ ka ndaluar blerjen e mallrave prej karvanëve para se të arrijnë në treg.””