“Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Xhuvejri, e ky nga Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Dilnim dhe i prisnim karvanët për të blerë ushqim prej tyre, por Pejgamberi ﷺ na ndaloi ta shesim ushqimin e blerë para se ta dërgonim në treg.” Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: “Kjo ka qenë në krye të tregut, gjë që e sqaron hadithi i Ubejdullahut.””