“Imran ibn Mejsera na ka thënë: Na ka treguar Abad ibn Avami, e këtij i ka rrëfyer Jahja ibn Ebu Is'haku, e këtij i ka treguar Abdurrahman ibn Ebu Bekrete se babai i tij Ebu Bekrete (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ ka ndaluar këmbimin e argjendit me argjend dhe të arit me ar, përveç nëse janë në sasi të njëjtë. Po ashtu, na ka urdhëruar që ta këmbejmë arin me argjend si të duam, si dhe argjendin me ar si të duam.”