“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Davud ibn Husajni, e ky nga Ebu Sufjani, i çrobëruari i Ibn Ebu Ahmedit, se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka ndaluar shitblerjen muzabene dhe muhakale. Fjala “muzabene" nënkupton blerjen e hurmave të njoma (duke i këmbyer) me hurma të thata teksa janë në pemë.”