“Abdullah ibn Mesleme na ka thënë: Na ka treguar Maliku, e ky nga Nafiu, e ky nga Ibn Omeri se Zejd ibn Thabiti (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka bërë lehtësime në lidhje me atë që posedon hurma të freskëta të pavjela, që t'i shesë duke e vlerësuar sasinë e frutave përafërsisht, me sy.”