“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Jahja ibn Seidi, e ky e ka dëgjuar Bushejrin se Sehël ibn Ebu Hathme tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka ndaluar shitjen e hurmave të njoma (duke i këmbyer) me të thata, porse ka bërë lehtësime në shitjen e hurmave të pavjela, duke vlerësuar sasinë e tyre përafërsisht, me sy, në mënyrë që blerësi t'i konsumojë të njoma. Njëherë tjetër Sufjani ka thënë: “... përveç hurmave të pavjela, për të cilat ka bërë lehtësim, që pronari t'i shesë duke e vlerësuar sasinë e tyre përafërsisht, me sy, në mënyrë që blerësi t'i konsumojë të njoma.” Sufjani ka thënë: “Kur kam qenë fëmijë, i pata thënë Jahjait: “Banorët e Mekës po thonë se Pejgamberi ﷺ u ka bërë lehtësime në shitblerjen e hurmave të pavjela.” - E çfarë dinë banorët e Mekës (në lidhje me këtë)? - më tha. - Ata e transmetojnë këtë gjë prej Xhabirit, - i thashë dhe heshti. Doja të thosha se Xhabiri është medinas. E kanë pyetur Sufjanin: “A nuk përmendet në këtë transmetim se Pejgamberi ﷺ ka ndaluar shitjen e frutave pa iu paraqitur shenjat e pjekjes?” Sufjani tha: “Jo.””