“Lejthiu transmeton nga Ebu Zinadi, e këtij i ka treguar Urve ibn Zubejri, e ky nga Sehël ibn Ebu Hathme Ensariu, nga fisi benu harithe, se Zejd ibn Thabiti (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ njerëzit blinin fruta (të pavjela) dhe, kur vinte koha e vjeljes dhe pronarët ua jepnin frutat blerësve, ata thoshin: “Qenkan kalbur frutat, i paska goditur sëmundja, qenkan krimbur”, - e të meta të ndryshme, që i përdornin si pretekst për t'iu shmangur (blerjes). Kur u rrit numri i ankesave, i Dërguari i Allahut ﷺ u tha: “Meqë s'po pajtoheni kështu, atëherë mos bëni tregti pa u shfaqur shenjat e pjekjes së frutave” , në mënyrë që të zgjidhte mospajtimet e shumta që kishin mes vete. Harixhe, i biri Zejd ibn Thabitit, më ka rrëfyer se Zejd ibn Thabiti nuk i shiste hurmat e kopshtit të vet pa u shfaqur plejada 1 dhe pa u dalluar e verdha prej së kuqes. Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: “Këtë e ka transmetuar Ali ibn Bahriu, e këtij i ka treguar Hakami, e këtij i ka treguar Anbese, e ky nga Zekerijai, e ky nga Ebu Zinadi, e ky nga Urve, e ky nga Sehli, e ky nga Zejdi.””