“Lejthiu ka thënë: Më ka treguar Junusi se Ibn Shihabi ka thënë: Nëse dikush blen fruta pa iu paraqitur shenjat e pjekjes, të cilat më pas i godet ndonjë sëmundje, pjesa e prishur është nën garancinë e pronarit. Salimi, i biri i Abdullahut, më ka rrëfyer nga Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Mos bëni shitblerje me fruta pa iu paraqitur shenjat e pjekjes, si dhe mos blini hurma të njoma (duke i këmbyer) me të thata.””