“Ebu Abdullahu ka thënë: Më ka treguar Ibrahimi, e këtij i ka rrëfyer Hishami, e këtij i ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi, e ky e ka dëgjuar Ibn Ebu Mulejken se Nafiu, i çrobëruari i Ibn Omerit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), ka thënë: “Kur palma e hurmës shitet e pllenuar pa u përmendur frutat e saj në kontratën shitblerëse, frutat i takojnë atij që i ka pllenuar palmat. Kjo vlen edhe për robin dhe mbjelljen (e tokës).””