“Humejdi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Amër ibn Dinari, e këtij i ka rrëfyer Tavusi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Omerit i kallëzuan se filani kishte shitur alkool, andaj në atë rast tha: “Allahu e vraftë filanin! A nuk e di ai se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu i vraftë hebrenjtë! Allahu ua ndaloi dhjamin, ata e shkrinin, pastaj e shitnin.””