“Abdullah ibn Abdulvehabi na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Zureji, e këtij i ka rrëfyer Aufi se Seid ibn Ebu Haseni tregon: “Isha tek Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) kur erdhi një burrë dhe e pyeti: “O Ebu Abas, unë jetoj në saje të zanatit tim: punoj piktura.” Ibn Abasi i tha: “Do të të tregoj vetëm atë që kam dëgjuar nga i Dërguari i Allahut ﷺ: “Atë që pikturon një pikturë (frymorësh) , Allahu do ta dënojë derisa ai t'i japë shpirt pikturës, ndërkohë kurrë nuk do të mund të bëjë një gjë të tillë.” Burri ofshau thellë dhe iu zverdh fytyra, pastaj Ibn Abasi i tha: “Mjerë ti! Nëse nuk ke tjetër rrugë përveç pikturimit, atëherë pikturo këtë pemë dhe çfarëdo gjëje që nuk ka shpirt.” Ebu Abdullahu (Buhariu) e ka dëgjuar këtë nga Seid ibn Ebu Arube, e ky nga Nadër ibn Enesi.”