“Haxhaxh ibn Minhali na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe se Avni ibn Ebu Xhuhajfe rrëfen: “E kam parë babanë tim (Allahu qoftë i kënaqur me të!) duke blerë një rob që kishte profesion hixhamen. Më pas, urdhëroi që t'i thyheshin mjetet e hixhames dhe, kur e pyeta për këtë, më tha: “I Dërguari i Allahut ﷺ ka ndaluar fitimin prej hixhames, tregtimin e qenit dhe pagesën e lavires. Ka mallkuar atë që bën tatuazhe dhe atë që kërkon t'i bëhet tatuazh, kamatëpaguesin dhe kamatarin, si dhe e ka mallkuar piktorin (e gjallesave) .””