“Sadaka na ka thënë: Na ka rrëfyer Ibn Ujejne, e këtij i ka rrëfyer Ibn Ebu Nexhihu, e ky nga Abdullah ibn Kethiri, e ky nga Ebu Minhali se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Pejgamberi ﷺ erdhi në Medinë, njerëzit i parapaguanin frutat për dy-tre vjet. Kështu, Pejgamberi ﷺ u tha: “Ai që parapaguan diçka, le të parapaguajë për sasi dhe peshë të caktuar, për një afat të caktuar.” Aliu na ka thënë: “Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Ibn Ebu Nexhihu: “... le të parapaguajë për sasi të caktuar për një afat të caktuar.””