“2244, 2245 - Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahidi, e këtij i ka treguar Shejbaniu se Muhamed ibn Ebu Muxhalidi tregon: “Abdullah ibn Shedadi dhe Ebu Burde më dërguan tek Abdullah ibn Ebu Eufai (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) dhe më porositën për ta pyetur nëse sahabët e parapaguanin grurin në kohën e Pejgamberit ﷺ. Kështu, Abdullahu tha: “Ua parapaguanim grurin, elbin dhe vajin enbatëve të Shamit, në sasi të caktuar, për një afat të caktuar.” - Ia parapaguanit atij që i kishte mundësitë për ta prodhuar? - e pyeta. - Nuk i pyesnim për këtë (nëse kishin mundësi prodhimi apo jo), - m'u përgjigj Abdullahu. Pastaj më dërguan tek Abdurrahman ibn Ebzai, i cili, kur e pyeta, më tha: “Në kohën e Pejgamberit ﷺ sahabët bënin shitblerje me parapagesë, por asnjëherë nuk i pyesnim nëse produktet i kishin të mbjella apo jo.” Is'haku na ka thënë: Këtë na ka treguar Halid ibn Abdullahu nga Shejbaniu, e ky nga Muhamed ibn Ebu Muxhalidi, dhe ka thënë: “Ua parapaguanim grurin dhe elbin.” Abdullah ibn Velidi transmeton nga Sufjani: Na ka treguar Shejbaniu, i cili ka shtuar: “vaijn.” Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Xheriri nga Shejbaniu, i cili ka thënë: “Grurin, elbin dhe stafidhet.””