“Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka rrëfyer Amri se Ebu Bahter Taiu tregon: “E pyeta Ibn Abasin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rreth parapagimit të hurmave dhe m'u përgjigj: “Pejgamberi ﷺ ka ndaluar shitjen e hurmave pa u bërë të gatshme për ngrënie dhe pa u matur.” - E si të maten (ndërsa janë në palma)? - i tha njëri. - Të maten përafërsisht, me sy, - i tha një tjetër që ndodhej pranë Ibn Abasit. Muadhi ka thënë: “Na ka treguar Shuëbe nga Amri, e ky nga Ebu Bahteriu se ka thënë: “E kam dëgjuar nga Ibn Abasi se Pejgamberi ﷺ ka ndaluar; njëjtë.””