“Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ibn Ebu Nexhihu, e ky nga Abdullah ibn Kethiri, e ky nga Ebu Minhali se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Pejgamberi ﷺ erdhi në Medinë, njerëzit i parapaguanin frutat për dy-tre vjet.” Pejgamberi ﷺ u tha: “Ai që parapaguan diçka, le të parapaguajë për sasi të caktuar, për një afat të caktuar.” Abdullah ibn Velidi na ka thënë: “Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Ibn Ebu Nexhihu se (Pejgamberi ﷺ ka thënë) : “... për sasi dhe peshë të caktuar...””