“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Kurra ibn Halidi, e këtij i ka treguar Humejd ibn Hilali, e këtij i ka treguar Ebu Burde se Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Shkova te Pejgamberi ﷺ së bashku me dy pjesëtarë të fisit eshari dhe (pasi ata kërkuan pozitë) i thashë: “Nuk e dija se këta synonin punësimin (në një post të caktuar).” Pejgamberi ﷺ tha: “Ne nuk i japim post atij që e synon postin.””