“Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ebu Bekër ibn Abdurrahman ibn Harith ibn Hishami se Ebu Mesud Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka ndaluar tregtimin e qenit, pagesën e lavires dhe pagimin e falltarit.”