“Muhamed ibn Ubejdullahu na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi nga Salihu, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ebu Umame ibn Sehli se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ndërsa flija, m'u shfaqën disa njerëz të veshur me këmisha, prej të cilave kishte që u arrinin deri në gjoks, e disa të tjera ishin edhe më të shkurtra. M'u shfaq edhe Omer ibn Hatabi, të cilit këmisha i shkonte zvarrë.” I thanë: “Si e komenton këtë, o i Dërguari i Allahut?” U tha: “Feja e tij.””