“Musa ibn Ismail Minkarriu na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahidi, e këtij i ka treguar Amër ibn Mejmuni se Sulejman ibn Jesari transmeton se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), rreth çështjes së spermës që prek rrobën, ka thënë: “E pastroja atë nga rroba e të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe dilte për namaz, ndërkohë shenjat e larjes i dukeshin qartë në rrobë, njolla uji.””