“Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani se Amër ibn Dinari, në lidhje me sadakanë e Omerit (të lënë vakëf), ka thënë: “Për përgjegjësin nuk është mëkat që pasurinë vakëf ta shfrytëzojë për vete ose me të të ushqejë dikë tjetër, pa u munduar që të grumbullojë pasuri. Ibn Omeri ka pasur në përgjegjësi sadakanë e Omerit, prej së cilës u dhuronte disa mekasve kur shkonte tek ata.””