“Ismail ibn Abdullahu na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Abdullah ibn Ebu Bekër ibn Hazmi, e ky nga Amra bint Abdurrahmani se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Qaforet e kurbanit të të Dërguarit të Allahut ﷺ i kam thurur me duart e mia, pastaj i Dërguari i Allahut ﷺ ia vendosi qaforet me duart e veta dhe e dërgoi te babai im (në Mekë). Megjithatë, të Dërguarit të Allahut ﷺ asgjë prej atyre që Allahu ia kishte lejuar, nuk iu bë e ndaluar, derisa u ther kurbani.””