“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani se Amër ibn Dinari tregon: “I thashë Tavusit: - Sikur të hiqje dorë nga muhabera, ngase po thonë se Pejgamberi ﷺ e ka ndaluar atë. - O Amër, unë po u dhuroj dhe po u ndihmoj atyre. Më ka treguar më i dituri i tyre, - aludonte në Ibn Abasin, - se Pejgamberi ﷺ nuk e ka ndaluar muhaberën, por ka thënë: “T'ia japë për shfrytëzim falas është më mirë sesa t'i marrë ndonjë taksë të caktuar.””