“Ibn Omeri tregon se dikush i transmetoi se Rafi ibn Hadixhi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thoshte se Pejgamberi ﷺ ka ndaluar dhënien e arave me qira. Kështu, shkoi te Rafiu dhe, kur e pyeti, ai i tha: “Pejgamberi ﷺ ka ndaluar dhënien e arave me qira.” Ibn Omeri ia ktheu: “Ti e di mirë se në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ ne i jepnim arat tona me qira në këmbim të prodhimeve përreth përroit ose të një pjese të caktuar prodhimesh.””