“Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullahu, e ky nga Ibn Abasi se Mejmunia (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur i Dërguari i Allahut ﷺ u pyet rreth miut të rënë në gjalpë, tha: “Hidheni miun dhe gjalpin përreth tij, e hajeni pjesën e mbetur.””