“Seid ibn Ebu Merjemi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Gasani, e këtij i ka treguar Ebu Hazimi se Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberit ﷺ i sollën një tas, nga i cili piu, ndërsa në të djathtë kishte një fëmijë, i cili ishte më i riu nga të gjithë, kurse të vjetrit ndodheshin në të majtë të tij. Pejgamberi ﷺ iu drejtua djaloshit: - “O djalosh, a më lejon t'ua jap më të vjetërve?” - Nuk do t'i jepja përparësi askujt për të pirë atë që më takon mua, prej asaj që ka mbetur nga ti, o i Dërguari i Allahut! - ia ktheu djaloshi. Kështu, Pejgamberi ﷺ ia dha ibrikun atij.””