“Abdullah ibn Jusufi na ka rrëfyer: Na ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Ibn Shihabi, e ky nga Salim ibn Abdullahu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Kush blen pemë hurmash të pllenuara, frutat i takojnë shitësit, përveç nëse blerësi ia kushtëzon . Kush blen një rob, që posedon pasuri, pasuria e tij i takon shitësit, përveç nëse blerësi ia kushtëzon.” Po ashtu transmetohet nga Maliku, e ky nga Nafiu, e ky nga Ibn Omeri, e ky nga Omeri, përkitazi me robin.”