“Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Xheriri, e ky nga Mugire, e ky nga Shabiu se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “Kam luftuar së bashku me Pejgamberin ﷺ dhe më ka thënë: “Si po të duket deveja jote? A po ma shet?” - Po, - i thashë dhe ia shita. Kur shkuam në Medinë, ia dërgova devenë dhe ma pagoi.”