“Ibrahim ibn Mundhiri më ka thënë: Na ka treguar Enesi, e ky nga Hishami, e ky nga Vehb ibn Kejsani se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se, kur i vdiq babai i tij, pas vetes kishte lënë borxh prej tridhjetë evsukësh ndaj një hebreu. Xhabiri kërkoi t'ia shtynte borxhin, por ai refuzoi, andaj vajti te Pejgamberi ﷺ për të ndërmjetësuar. I Dërguari i Allahut ﷺ shkoi te hebreu dhe kërkoi që ai t'i marrë hurmat e kopshtit të Xhabirit në këmbim të borxhit, por ai refuzoi. Kështu, i Dërguari i Allahut ﷺ hyri në kopshtin e hurmave dhe eci nëpër të, pastaj i tha Xhabirit: “Vili hurmat dhe jepi atij aq sa i takon.” Pasi i Dërguari i Allahut ﷺ shkoi, Xhabiri i voli dhe ia dha hebreut tridhjetë evsukë e i mbetën shtatëmbëdhjetë të tjerë. Xhabiri shkoi tek i Dërguari i Allahut ﷺ për t'i treguar atë që kishte ndodhur dhe e gjeti duke falur ikindinë. Pasi e kreu, i tregoi për pjesën e tepruar e ai tha: “Këtë tregoja Ibn Hatabit!” Xhabiri shkoi dhe i tregoi Omerit, i cili i tha: “Që nga momenti kur e kam parë të Dërguarin e Allahut ﷺ duke ecur nëpër të, e kam ditur se aty do të zbresë bereqeti.””