“Abdani na ka thënë: Më ka rrëfyer babai im, e ky nga Shuëbe, e ky nga Ebu Is'haku, e ky nga Amër ibn Mejmuni, e ky nga Abdullahu se, ndërsa i Dërguari i Allahut ﷺ ishte në sexhde. [t]: Ahmed ibn Othmani na ka thënë: Na ka treguar Shurejh ibn Mesleme, e këtij i ka treguar Ibrahim ibn Jusufi, e ky nga babai i tij, e ky nga Ebu Is'haku, e këtij i ka treguar Amër ibn Mejmuni se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se një ditë, teksa Pejgamberi ﷺ po falej në Qabe, Ebu Xhehli e disa shokë të tij, që ishin në një ndejë, i thanë njëri-tjetrit: “Kush guxon të sjellë zorrët e devesë së filan fisit dhe t'ia hedhë mbi shpinë Muhamedit kur ai të bjerë në sexhde?” U ngrit më i keqi prej tyre, shkoi e gjeti diçka të tillë dhe priti derisa Pejgamberi ﷺ të binte në sexhde, e në atë rast ia hodhi ato mbi shpinë, mes dy shpatullave. Unë po e shikoja tërë ngjarjen, por nuk mund të ndërmerrja asgjë. Ah, sikur të kisha krahun (e ndokujt që t'i pengoja)! Filluan të qeshnin dhe t'i hidheshin njëri-tjetrit në shpinë (nga të qeshurit e shumtë), kurse i Dërguari i Allahut ﷺ qëndronte në sexhde pa e ngritur kokën, derisa vajti Fatimja dhe ia largoi nga shpina. Pasi e ngriti kokën, Pejgamberi ﷺ u lut tri herë me këto fjalë: “O Allah, shkatërroji këta kurejshë !” Kjo lutje i shqetësoi ata, sepse ishin të bindur se në këtë vend (Mekë) duaja pranohet. Pastaj i përmendi edhe me emra: “O Allah, shkatërroje Ebu Xhehlin, shkatërroje Utbe ibn Rabian, Shejbe ibn Rabian, Velid ibn Utben, Umeje ibn Halefin dhe Ukbe ibn Ebu Muajtin!” E përmendi edhe të shtatin, por nuk më kujtohet emri i tij. Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, se të gjithë këta të cilëve i Dërguari i Allahut ﷺ ua përmendi emrat, i kam parë të vrarë në pus, në Pusin e Bedrit.””